Kampioni në fuqi, Rahoveci, vazhdon me bilanc maksimal në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në kryeqytet, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 46:28.
Ndeshja ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së dhjetë.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të sfidave evropiane të ekipit rahovecas.
Në 15 minutata e parë në epërsi ishte Prishtina. Më pas mysafirët rritën ritmin dhe u shkëputën në rezultat.
Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit ishte vazhdimisht bindëse.
Mali Luzha shkëlqeu te Rahoveci me 12 gola. Nga gjashtë i kishin Arbios Mushkolaj e Alban Haziri, ndërsa katër i shënoi Granit Kadiri. Gola shënuan edhe nëntë lojtarë të tjerë të Rahovecit.
Oltion Beshiri i realizoi 10 gola për Prishtinën. Nga katër i kishin Gent Bajrami e Edon Shaqiri.
Rahoveci ka dhjetë fitore nga dhjetë ndeshje. Udhëheq në tabelë me 20 pikë. Prishtina është e katërta me 12 pikë. E pësoi humbjen e pestë.