Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini.
Bordi ka vendosur që Ceremonia “Laureatët 2024” të mbahet më 26 dhjetor nga ora 18:00 në Hotel International Prishtina.
Ceremonia tradicionalisht është mbajtur në javët e para të vitit pasues, por në fund të këtij viti të suksesshëm u vendos që më të mirët të shpallen në ditët e fundit të dhjetorit.
Ceremonia “Laureatët e Vitit” mbledh hendbollistë e hendbolliste, trajnerë, drejtues e punëtorë të sportit tonë. Është një moment i rëndësishëm në të cilin shënohen sukseset e arritura gjatë një viti kalendarik dhe shpërblehen më të mirët.
Në mbledhjen e Bordit është diskutuar edhe për çështje tjera me rëndësi për hendbollin kosovar.