Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi, morën pjesë të shtunën në punimet e Konferencës së Presidentëve të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Në konferencën e presidentëve të federatave nacionale anëtare të EHF-së, u diskutuan çështje me rëndësi për hendbollin evropian. Po ashtu u morën vendime të rëndësishme si caktimi i vendeve nikoqire për Kampionatet e ardhshme Evropiane.
Janë bërë edhe ndryshime e plotësime në Statut dhe dokumente të tjera.
Konferenca u mbajt në Vjenë të Austrisë.
Drejtuesit e federatës sonë janë mysafirë të EHF-së për pjesën finale të Kampionatit Evropian të hendbollisteve.
Të dielën Saraçini e Arifi do të marrin pjesë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për fazën e dytë të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2025 për hendbolliste, ku paraqitet edhe Kosova.
Qëndrimin në Vjenë, presidenti Saraçini dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Arifi, po e shfrytëzojnë për takime të shumta me drejtues të EHF-së dhe të federatave tjera nacionale.