Një kohë e kishim një gjeneratë të trajnerëve, që zbulonin e formonin hendbolliste dhe hendbollitë.
Ahmet Baliqi, Ismajl Berisha, Beqir Buçinca, prof. Ismet Jupa, Beqir Hasanxhekaj, Valbona Zeqa, Tefik Mikushnica, Shani Brahushi, Rifat Shabani, Muhamet Alaj, Bahri Shemsedini etj.
Sot ku jemi?
Kush prodhon lojtare dhe lojtarë?
Rroftë malli i Brazilit, Kongos, dhe një ditë do të kemi prurje edhe nga Tanzania, Çibuti, Madagaskari, Sudani, Najrobi e Kaledonia!
Malli i Malit të Zi që vjen në Kosovë, është mall i hendbollisteve që nuk kanë vend pothuajse askund, e Kosovë i pranon tregu se liga është e tillë.
Sot kemi edhe dy trajnerë Taib Kabashin e Verim Zherkën, nga një gjeneratë e trajnerëve të vjetër që kanë mbetur, dhe ndoshta një trajnere me perspektivë Lirie Muhaxheri.
Në duart e kujt po mbetet hendbolli ynë?
Plot diploma janë lëshuar për trajnerë!
Këtu duhet një pastrim i thellë, nuk mundet të pajiset çdo kush me diplomë trajneri se diploma nuk ta bën ekipin e as nuk prodhon lojtare kur nuk ka dije!
Një gjë duhet të kaptoni, zeja e trajnerit është zanat dhe nuk është punë kush ka pare me marrë një diplomë dhe mu dalldisë si i diplomuar!
Lideri lind!
Sportisti lind dhe nuk bëhet më zor ngjashëm është edhe çështja e trajnerit.
Ja ku jemi me hendboll, klubet e femrave po furnizohen me mall Brozili, Kongos e Malit të Zi dhe Superliga është përtoke, pa cilësi e pa shikues!
Asgjë nuk ka të keqe nëse kemi prurje cilësore dhe që rritet niveli
Mbrëmë, çka kemi pa në derbin mes Istogut dhe Ferizajt (femrat) është situatë alarmante për hendbollin.
Klubet ishin total të papërgatitura.
Një gjeneratë e trajnerëve që prodhonte lojtare nuk e kemi më, sot kemi mbetur me një fond shumë të varfër të trajnerëve në Kosovë.