Kosova U18 e luan ndaj Nigerisë ndeshjen e parë në IHF Trophy Intercontinental

Hendboll

Kosova U18 e luan ndaj Nigerisë ndeshjen e parë në IHF Trophy Intercontinental

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Kosova

Tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve për fazën ndërkontinentale të kampionatit IHF Trophy.

Kampionati organizohet për grupmoshën U18 dhe U20, ndërsa kombëtaret fituese kualifikohen në Kampionat Botëror.

Në grupmoshën U18 të IHF Trophy Intercontinental paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës, që megjithatë është e lirë në ditën e parë, më 12 mars.

Më 12 mars janë ndeshjet Uzbekistani – Nikaragua (15:00) dhe Kaledonia e Re – Nigeria (17:00). Para ndeshjes së dytë është hapja zyrtare.

Në ditën e dytë, më 13 mars, janë ndeshjet SHBA-ja – Nikaragua dhe Nigeria – Kosova. Ndeshja e Kombëtares sonë fillon në ora 17:00.

Më 14 mars janë takimet SHBA-ja – Uzbekistani dhe Kosova – Kaledonia e Re.

Më 15 mars janë gjysmëfinalet, ndërsa më 16 mars janë ndeshja për vend të tretë dhe finalja.
Kosova U18 është në Grupin B së bashku me Nigerinë dhe Kaledoninë e Re.

Në Grupin A janë SHBA-ja, Nikaragua dhe Uzbekistani.

Sa i takon garës në grupmoshën U20, Grupi A përbëhet nga SHBA-ja, Bullgaria dhe Kaledonia e Re. Kurse në Grupin B garojnë Ruanda, Nikaragua dhe Uzbekistani.

Më 12 mars janë ndeshjet Kaledonia e Re – Bullgaria (11:00) dhe Uzbekistani – Nikaragua (13:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat