Konferenca e Ambasadorëve, e njohur si Konferenca e Londrës, filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.
Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj.
Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).
Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).
Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.
Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.
Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike (Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve.