Atdhetari, Rexhep Bunjaku, u lind më 10 qershor të vitit 1928 në qytetin e Shkupit. Rifati, babai o tij, nga fshati Biçec (Biçaj), fshat ky i komunës së Kaçanikut kishte ndërruar vend për të jetuar me familje në Shkup.
Atdhetari Rexhep Bunjaku shkollën fillore e kreu në Shkup, pastaj, ai regjistrohet në Medresen e Madhe të këtij qyteti në vitin 1939/40, po në këtë qytet.
Psi që Shkupi ishte një kohë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) zonë bullgare, Medresja e Madhe ishte mbyllur, atdhetari Bunjaku pas një pauze kreu shkollën e mesme elektronike po në këtë qytet. Rexhepi ishte regjistruar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, por atë nuk e mbaroi për shkak të gjendjes që mbretëronte në ato kohë të vështira.
Në vitin 1944, Rexhepi së bashku me familjen e tij kthehet në Kaçanik, ai i joshur me të drejtat që u premtoheshin shqiptarëve nga komunistët nën ombrellën e bashkim-vëllezërimit si: Shkollimi në gjuhën shqipe, përdorimi i flamurit kombëtar, betimi i himnit kombëtar e shumë gjëra tjera, Rexhei inkuadrohet në administraten e atij pushteti, madje bëhet sekretar i OZN-së për rrethin e Kaçanikut. Por, atdhetari Rexhep Bunjaku, pas terrorit, plojës dhe gjenocidit mbi popullin shqiptar mëson të vërtetën e hidhur, ai shikon se ishte thellë i mashtruar. Atdhetari i denjë Rexhep Bunjaku, në qershor të vitit 1945, transferohet në Ferizaj me të njejtën detyrë.
Një ditë një epror i tij i kishte treguar se si i torturonin shqiptarët në milici: "I shtrinin në shpinë me duar dhe këmbë të hapura të gozhduar në dysheme si Krishti, merrnim nga një hu, dhe ashtu të shtrirë dhe gozhduar, i rrihnim brinjëve dhe krahrorit, ua shpërthenim koshin e krahrorit nga na stërpikte gjaku i tyre. Cvilitjet e tyre na çonin në ekstazë, ishte një përjetim i ëmbël, i ngrohtë". Marrë nga libri Rexhep Bunjaku, Kosova, besa dhe...
Rexhepi u betua se kurrë nuk do të bashkëpunonte me atë regjim mizor që bënte krime të panumërta ndaj popullit shqiptar, ai këtë gjenocid e vrejti edhe vet... , prandaj, Rexhepi u futë në një luftë të pakompromis kundër atij pushteti.
Rexhepi takohet me Qemajl Skënderin të cilit ia dorëzon listën e shpiunëve shqiptarë, listën e të likujduarëve dhe ca dokumente tjera sekrete. Prandaj, Rexhepi prej kësaj kohe bëhet anëtar i denjë i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), ai lidhet me ata që i kishte njohur edhe më parë, Azem Maranën dhe Hasan Bilallin e të tjerë.
Atdhetari Rexhep Bunjaku është njëri ndër themeluesit e Komitetit të organizatës së LNDSH-së në Kaçanik në vitin 1946, së bashku me Fahri Halim Shurdhanin, Hajrush Halim Shurdhanin, Shefki Metush Rekën, Danush Nikën, më vonë edhe me Hilmi Shehun dhe Sylejman Mjakun. Kryetar i këtij Komiteti zgjedhet Fahri Halim Shurdhani. Komiteti u formuar në prill të vitit 1946 në shtëpinë e Danush Nikës.
Syri famëkeq i OZN-së iu bije në gjurmë dhe më 16 gusht të vitit 1946 e arrestojn Rexhep Bunjakun të cilin e gjykojn me gjykim të veçantë, sikurse kishte ndodhur edhe me Haki Efendi Sermaxhajn.
Vendimi ndaj Rexhep Bunjakut, i shkallës së parë të Gjykimit Ushtarak të Divizionit të Prishtinës, nr. 22/ 47 të datës 6 shkurt të vitit 1947, për shumë vepra nga Ligji për vepra penale kundër popullit dhe shtetit dënohet me vdekje/ pushkatim, të cilin dënim ia vërteton edhe Gjykata e Shkallës së Dytë në Beograd.
Mirëpo, Presidiumi i RSFJ-së në bazë të lutjes pėr falje nga ana e Rexhepit, dënimin ia shëndërron në 20 vite burgë të rëndë, të cilin burgë e mban në Nish për 12 vite, ndërsa pjesën tjetër të burgut e mban në Maqedoni në burgun e Idrizovës deri me rastin e lirimit të tij më 11 shtator të vitit 1961.
Lavdi atdhetarit sypatrembur për lirinë e atdheut, Rexhep Bunjakut, dhe të gjithë atyre që dhanë më të shtenjtën për lirinë e atdheut...