AKP shiti 55 asete, kjo është vlera financiare

Biznes

AKP shiti 55 asete, kjo është vlera financiare

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:58
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 69

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 69 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

AKP njofton se për 55 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 61 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2 milionë e 417 mijë e 663 euro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: ëëë.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se rezultatet e ofertave mund të gjinden në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat