Përkëdheljet, ilaçi më efektiv për fëmijët

Këshilla mjekësore

Përkëdheljet, ilaçi më efektiv për fëmijët

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Përkëdheljet e ëmbla janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët. Një studim i universitetit Oxford ka zbuluar se ato ndikojnë si të ishin ilaç natyral edhe në raste dhimbjesh. Rezulton se janë në gjendje të reduktojnë tek të vegjlit deri në 40% perceptimin e dhimbjeve.

Studiuesit janë përqendruar tek fëmijë të shtruar në spital.

Ata kanë ndjekur dhe monitoruar aktivitetin cerebral të 32% të tyre gjatë procesit të marrjes së analizave të gjakut. Një pjesë përkëdheleshin me një penel gjatë procesit dhe ky grup shfaqte 40% më pak aktivitet të dhimbjes në tru në krahasim me grupin tjetër.

Prekja duket se është shumë më e fuqishme nga sa mendohej dhe pa efekte anësore specifikojnë studiuesit, të cilët shpjegojnë se pavarësisht se prindi ka intuitë në përkëdheljet e fëmijëve të tyre, shpejtësia optimale mund të jetë 3 cm në sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat