Ja sa doza të vaksinës anti-Covid janë dhënë deri tani në Kosovë

Kosova

Ja sa doza të vaksinës anti-Covid janë dhënë deri tani në Kosovë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

260 mijë e 955 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë deri tani në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 6 mijë e 361 vaksina.

Ndërsa, deri tani mbi 67 mijë persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që ndonëse janë bërë gati 1 muaj që nga fillimi i realizimit të planit për vaksinim masiv, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që nuk po vaksinon një numër të madh të qytetarëve.

Ndërsa, nga kjo e fundit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë”, është thënë nga kjo ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat