Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot në tubim me asamblesisten Gentiana Rama 3 ka marrrë perkrahje të madhe nga banorët e Dumnicës.
Tahiri tha se shkolla e re, Ambulanta, rrugët, ndriçimi, kanalizimi, e ujësjellësi që po përfundon janë projekte që i ka realizuar në 3 Dumnicat ndërsa thot se do të vazhdojë me subvencionim të bujqësisë, kompletim 100% të infrastrukturës e subvencione për punësim të grave e të rinjve.
Postimi i plotë i Tahirit:
Në Dumnicë, gjithmonë kam marrë përkrahje të madhe, e po ashtu edhe asambleistja jonë@Gentiana Rama 3, po merr mbështetjen nga të gjithë.
Shkolla e re, Ambulanta, rrugët, ndriçimi, kanalizimi, e ujësjellësi që po përfundon janë projekte që i kemi realizuar në 3 Dumnicat.
Do të vazhdojmë me subvencionim të bujqësisë, kompletim 100% të infrastrukturës e subvencione për punësim të grave e të rinjve.
Faleminderit #4 +