Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 11 janar 2024 Në ora: 22:11
Qeveria e Kosovës

Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”. (Instituti GAP, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)

Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues të rinj të gjeneratës së 44-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Marrin pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani. (Objekti i ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, Prishtinë, ora 16:00)

Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “Gara e Artit Global - KOSOVA ART '8”. (Galeria e Fakultetit të Arteve, Prishtinë, ora 19:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat