Mendimi për motin: Më ngrohtë dhe kryesisht me diell të premtën

Kosova

Mendimi për motin: Më ngrohtë dhe kryesisht me diell të premtën

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 19:09
Mendim Rugova

Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë do të mbretëroj ditën e premtë mbi vend. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, derisa ato maksimale gjatë ditës në rritje, deri në 27C e 28C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 3-6m/s.

Me kthjellime e diell parashihet moti për ditën e shtunë, kur dhe do të jetë dita më e nxehtë e javës, me temperatura maksimale deri në 28C e 30C.

Ditën e diel pritet përkeqësim kalimtar i motit me vransira, shi kohëpaskohe dhe rënie të temperaturave në 15C e 14C. Do të fryjë erë veriore e verilindore me hove mbi 12m/s. Viseve të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje dëbore.

Ditën e hënë vransirat largohen, por temperaturat mbesin të ulëta, sidomos minimalet zbresin deri në 3C mëngjesin e së martës. Të martën kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale në rritje, shkojnë në 20C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat