Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, me depërtimin e masave më të ftohta arktike, shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat nga 13C e 17C që arritën të premtën në mesditë, zbresin pranë 0C deri në mesnatë, ndërsa minimalet mëngjesin e së shtunës në -3C e -1C.

Vransirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mndësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat