​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë

Kosova

​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin.

Nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat