Reshjet e dendura të shiut rrisin nivelin e lumenjve në Podujevë

Kosova

Reshjet e dendura të shiut rrisin nivelin e lumenjve në Podujevë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 09:43
Podujevë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut është rritur niveli i lumenjve.

Në njoftim thuhet se reshjet e dendura të shiut që kanë nisur pasditen e së premtes kanë rritur nivelin e lumenjve dhe përroskave të Komunës së Podujevës, duke rritur kështu edhe rrezikun për vërshime.

“Për të parë nga afër gjendjen, në terren kanë dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi dhe drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori.

Drejtori Selimi tha se në fshatin Pakashticë niveli i lumit është rritur, por tash për tash situata është nën kontroll. Ai tha se do të vëzhgojnë nga afër gjendjen dhe nëse ka nevojë do të intervenojnë me kohë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat