Kritikohet afati për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova

Kritikohet afati për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Deri në maj të vitit 2025 do të zgjasë afati për aplikim për marrje të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por kundër këtij afati është Institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizatat joqeveritare. 

Afati për aplikim për marrje të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të zgjasë deri në muajin maj të vitit 2025.

Por kundër këtij afati është Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Sipas tij, viktimat mund të aplikojnë kurdo që janë të gatshme.

“Ligji aktual përcakton një afat dhe ne në raport kemi konsideru se ky afat i përcaktuar në ligj duhet të hiqet sepse nuk është në përputhje me vet qëllimin që  e ka ligji, në anën tjetër krijon precedentë të gabuar. Asnjë nga shtetet në botë ku ka procese të kësaj natyre nuk ka afat të aplikimit”, tha Qelaj.

Kundër afatit janë edhe organizatat joqeveritare.

“Ne vazhdojmë të themi se afati duhet të jetë i përjetshëm dhe i pa kufizuar. A duhet të ndryshojë konsilacioni i Komisionit po. Këtu ka hapësirë gjithmonë me u gjet forma më të përshtatshme mirëpo afat nuk ish dashtë të jetë i kufizuar”, tha Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Deri më tani kanë aplikuar mbi 100 burra.

Por sipas Rushitit, ka edhe më shumë burra që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës por e kanë të vështirë të aplikojnë.

Janë mbi 100 burra. Unë mendoj që burra ka edhe më shumë mirëpo për shkak që kulturës patriarkale në mënyrën se si shoqëria e percepton burrin e kanë shumë të vështirë më sjell vetën në pozicion të së vërtetës. Të ne burri shihet si person i fuqishëm, i pa prekshëm, i pa mposhtur, ai që e mbron familjen e mendoni kur ai vjen në pozicionin e viktimës e kur është dhunuar në prezencë të familjarëve”, tha Rushiti.

Të martën është mbajtur një takim në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit, ku e pranishme ishte Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ku u diskutua për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat