Abdixhiku publikon pamje të tubimit në Suharekë: Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit, besoni në Republikën

Kosova

Abdixhiku publikon pamje të tubimit në Suharekë: Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit, besoni në Republikën

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 11:40
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim që ka mbajtur në Suharekë ka thënë se Kosova duhet të jetë vendi i barabartë mes kombeve europiane.

Ai të pranishmëve iu ka bërë thirrje që të “besojnë në Republikën e Kosovës”.

“Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim na vjen si thirrje e gjyshërve tanë e si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ky tregim na thërret që të bëhemi të barabartë mes popujve e kombeve europiane”.

“Nuk qëndroj para jush të them se jemi popull i varfër e të ju ftoj në dorëzim e ankesa. Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat