Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot, duke folur për Qeverinë Kurti, u shpreh se është një dështim komplet.
Haliti tha se Vitia është njëra prej komunave më të anashkaluara.
“Është dështim komplet i këtij katërvjeçari i qeverisjes aktuale. Është dështim edhe në përkrahje të komunave, mund të them ndoshta është edhe diferencim i disa komunave që nuk janë partiake nga qeveria aktuale”.
“Komuna e Vitisë është njëra prej komunave më të anashkaluara , mund të them edhe në rajon. Shikoje ndarjen e re buxhetore, i kemi vetëm 200 mijë euro edhe atë për individ”, u shpreh ai.