Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025

Kosova

Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2024 ka miratuar strukturën e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025.

Derisa, tarifat e energjisë termike pa matje kanë mbetur të pandryshuara dhe vazhdon aplikimi i tarifave, që kanë qenë në fuqi edhe sezonin e kaluar ngrohës 0.76 euro për m/2 për konsumatorët banesor dhe 0.95 euro për konsumatorët afarist dhe institucional, tarifat për konsumatorët me matje do të aplikohen me zbritje.

Tarifa mujore për kapacitetin termik me matje (komponenta fikse) nga 0.78 euro për KW, është zbritur për 2.63% (0.76 euro për KW në muaj).

 Ndërsa tarifa për furnizim/konsumin e energjisë termike (komponenta variabile) nga 36.25 euro për MWH është zbritur për 3.31% (35.05 euro MWH).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat