Reshjet e borës që filluan pasditen e së premtes, pritet të vazhdojnë kohëpaskohe gjatë ditës së sotme dhe në mbrëmje, sipas “Mendimi për motin”.
Gjatë ditës së nesërme, reshjet e borës në vise malore pritet të formojnë shtresë dëbore deri në 50 cm.
“Ditën e diel me një rritje të temperaturës deri në 5C, reshjet më shumë do të jenë në formë shiu, e vetëm më lartë në vise malore më të vazhdueshme bore, që edhe formojnë shtresë dëbore deri në 50cm, apo edhe më shumë lokalisht.
Nga dita e hënë parashihet periudhë e thatë, pa të reshura, por se me vransira më të shumta, sidomos të ulëta. Ditën e martë do të ketë edhe intervale me diell. Minimalet zbresin në -1C e -3C”, thuhet në njoftim.