Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë - Prevallë është vështirë e kalueshme.
Bëhet thirrje që automjetet të mos lëvizin pa pajisje dimërore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtij vikendi parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës.
Si pasojë e kësaj në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta.