​Moti javën e ardhshme

Kosova

​Moti javën e ardhshme

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.

Ditën e hënë vende-vende parashihet të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë ditën e martë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat