Vdes veterani i arsimit nga Lëbusha, Rexhë Sadrijaj

Kosova

Vdes veterani i arsimit nga Lëbusha, Rexhë Sadrijaj

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 08:22
Rexhë Sadrijaj

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe ish-drejtor i gjimnazit ” Vëllezërit Frashëri’ në Deçan, Rexhë Sadrijaj, nga Lëbusha.

Për vdekjen e tij njoftoi profesori universitar Haki Hysenaj.

”Për familjen e rëndë vdekja e papritur e Rexhës. E trishtë dhe e pakonpenzueshme. Për bashkëqytetarët e tij humbje e parikoperueshme. Familaj humbi prindin e vendlindja një intelektual të rrallë”, shkruan Hysenaj.

Hysenaj ka kujtuar me fjalë të mira veteranin e arsimit Rexhë Sadrijaj.

Njoftimi i plotë i tij:

Me rastin e vdekjes së papritur të mr. Rexhë Sadrijaj

Për familjen e rëndë vdekja e papritur e Rexhës. E trishtë dhe e pakonpenzueshme. Për bashkëqytetarët e tij humbje e parikoperueshme. Familaj humbi prindin e vendlindja një intelektual të rrallë.

Gjatë do të mbahet mend nga ata që e njohen. Ishte hokatar i rrallë, por edhe i rreptë në qëndrimet e tija. Dinte të përshtatej në situata nga me të ndryshmet. Shpesh nuk pajtohej me ata që e kundërshtonin. Me ata që, për më shumë, donin t’ia ulnin vlerën narracionit të tij të argumentuar e shkencor. Nuk hezitonte, iu kundërvihej. Dhe kur bënte këtë gjithnjë përdorte forcën e argumentit. Provonte disa herë e kur e kuptonte se fjalët e tija nuk kishin ndikim tërhiqej. Sa herë bënte kështu lëshonte ndonjë shaka sa për të përmbyllur dialogun. Nuk mbante inat. I tillë ishte në komunikimet e këtilla.

Rexha ishte intelektual dhe shpesh nuk kuptohej ose nuk donin ta kuptonin. Madje shpesh etiketohej. Nuk e kishte problem etiketimin. Edukimin e brezave e kishte preokupim.
Rexha ishte i ngritur. Intelektual me gradën shkencore magjistër i mikorbiologjisë, fituar në Universitetin e Zagrebit.
Gjatë do të mbahet në mend.

Pushoftë i qetë në dheun e fshatit të tij të lindjes, në Lëbushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat