Gjata: Taksa prej 17.7 euro nga KEDS-i është e padrejt dhe e paligjshme

Kosova

Gjata: Taksa prej 17.7 euro nga KEDS-i është e padrejt dhe e paligjshme

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 09:00
KEDS

Mehmet Gjata, gazetari që për  kohë të gjatë e ka mbuluar sektorin e energjisë, ka thënë se taksa e rikyçjes në rrjet prej 17.7 euro është e padrejt dhe e paligjshme.

‘’Nuk ka qenë fare në rregull, mendojë as e ligjshme, aplikimi i kësaj metode (se në rast të shkyqjes së rrymës duhet paguar tarifa prej 17,7 euro, për të bërë ri-kyçje’’, tha Gjata.

Sipas tij, kjo taksë është pasojë e një kontrate të nënshkruar në vitin 2013 për privatizimin e Distribucionit të Energjisë Elektrike, që i dha mundësi KEDS të krijonte një monopol në furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë në Kosovë.

‘’Me rastin e shitjes së Distribucionit kompanisë turke (KEDS) janë bërë shumë veprime të pa matura nga ana e kompetentëve të Kosovës dhe në dëm të vendit dhe konsumatorëve. Në radhë të parë, lejimi me kontratë i pasjes së monopolit të distribuimit të energjisë elektrike dhe furnizimit të konsumit të Kosovës vetëm të një kompanie, siç është rasti me pozitën e legjitimuar të KEDS_KESCO-së, ka pasojat e vazhdueshme për konsumatorin.

Gjata e shikon këtë si një pasojë të një vendimi të gabuar nga ana e autoriteteve kosovare, që në mënyrë të papërshtatshme e lejuan krijimin e një monopolisti të vetëm për distribucionin e energjisë elektrike. Ai thekson se kjo ka krijuar mundësi për KEDS që të veprojë si të dojë, duke shfrytëzuar pozitat e tij monopolistike dhe duke ngarkuar qytetarët me tarifa të papranueshme dhe të larta.

‘’ Pozita monopoliste e KEDS-KESCO-së. e lejuar nga zyrtarët e Kosovës (ata që e shitën ish “Elektrokosovën”), i ka krijuar mundësi kompanisë turke të veprojë sit ë dojë dhe të fitojë me të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme’’, përfundoi Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat