Limaj në Suharekë: Morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me vepra

Kosova

Limaj në Suharekë: Morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me vepra

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 21:33
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takim me mbështetësit në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme në Suharekë.

Ai thotë se kjo mbështetje është për të vazhduar me vepra, jo vetëm për Suharekën – por për të gjithë Kosovën.

“Nga Suhareka morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me VEPRA. NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën”, ka shkruar Limaj.

“Sfidat e qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të mëdha në këto 5 vitet e fundit; ata kërkojnë një përgjigje të qartë dhe veçVEPRA konkrete. Ne jemi të angazhuar për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.NISMA ka #veçVEPRA, ato i duhen Suharekës dhe Kosovës, prandaj jemi angazhuar për të sjellë ndryshim real, që do të prekë çdo qytetar dhe çdo familje. Përmes programit tonë, ne do të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, sigurinë dhe antarësimin në NATO”, ka thënë ai.

Nisma Socialdemokrate ka koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat