Sekretari i LDK-së në Deçan, Ndriçim Çekaj në emisionin “Dita e re”, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku shefi i asambleistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, shkuli mikrofonin.
Ai veprimin e Sveçlës e ka quajtur kthim në origjinë, duke kujtuar veprimet e LVV-së në Kuvendin e Kosovës sa ishte në opozitë.
Tutje, ai ka thënë se ky është një akt i shëmtuar politik dhe mënyra më e keqe e përfaqësimit të qytetarëve.
“Dje jemi befasuar nga një gjest i pashembullt nga një përfaqësuese i qytetarëve të Kosovës që e merr votën për ta përfaqësuar qytetarin në institucion siç është në këtë rast asamblisti, por ja që për subjektin e tyre nuk është një befasi por kthim në origjinë sepse kemi parë edhe në të kaluarën akte të tilla edhe në Kuvendin e Kosovës, që tash janë kthy në Kuvendin e Prishtinës, për neve përbën një akt të shëmtuar politik sepse është mënyra më e keqe e përfaqësimit të qytetarëve përmes dhunës dhe përmes dëmtimit të pronës publike”, ka thënë