Nis zyrtarisht java e të Drejtave të Njeriut – edicioni i 11-të, me aktivizëm në hapësira publike

Kosova

Nis zyrtarisht java e të Drejtave të Njeriut – edicioni i 11-të, me aktivizëm në hapësira publike

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) sot kanë mbajtur një aksion simbolik në javën e të Drejtave të Njeriut.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të YIHR-së ata kanë bërë të ditur zbuluar banerin me sloganin “Kërkojmë Liri” i vendosur të “Rrethi me flamur”, në Prishtinë.

“Sot ne dolëm në rrugë, dhe ky është vetëm fillimi – me zbulimin e banerit me sloganin ‘KËRKOJMË LIRI’ tek mbikalimi te Rrethi me Flamur, Prishtine, kemi dërguar një mesazh të qartë dhe të guximshëm: liria nuk është e negociueshme”, shkruhet në postim.

Po ashtu në njoftim thuhet se kjo është një thirrje për veprim, një protestë dhe një kërkesë për një Kosovë ku çdo rrugë të jetë e lirë nga diskriminimi, dhuna, femicidi dhe LGBTQI+fobia.

Sot, qëndruam bashkë për të kërkuar drejtësi, barazi dhe dinjitet për të gjithë/a. Le ta dërgojmë këtë momentum përpara, duke u siguruar që rrugët të mbesin hapësirë për rezistencë, shpresë dhe liri”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat