​Çmimi mesatar i mishit rritet në nivelin më të lartë në dhjetë vjet

Kosova

​Çmimi mesatar i mishit rritet në nivelin më të lartë në dhjetë vjet

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Çmimi mesatar i mishit të gjedhit ka arritur maksimumin e ngritjes në 10 vitet e fundit në Kosovë. Çmimi mesatar për një kilogram mish gjedhi në vend ka arritur në 8.98 euro – cent në nëntor të këtij viti, një rritje prej 2 euro e 50 centë për kilogram ose 38.46 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte 6.48 euro – centë. Çmimi i mishit nëpër disa mishtore në vend ka arrit këtë vit edhe deri në 10 euro për kilogram.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i mishit të gjedhit në dekadën e fundit ka shkuar nga 6.48 euro – cent në 8.95 euro – cent për një kilogram nga viti 2014 deri më 2023.

Ky trend i rritjes së çmimeve ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor të këtij viti, duke bërë që ky produkt të arrijë çmimin më të lartë të regjistruar deri më tani në 8.98 euro cent.

Image
Grafika

Mishi i gjedhit është shtrenjtuar 2.9 për qind në nëntor të këtij vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat