Institutit Kombëtar Demokratik promovon modulin e avancuar me temë “Raportimi i përgjegjshëm gjinor gjatë zgjedhjeve”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 09:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.(Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) mban aktivitetin e tretë në kuadër të Javës së Integritetit 2024, me temën: "Parandalimi i Konfliktit të Interesit: Parakusht për Besim në Institucione". (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 09:30)
Projekti Human Rightivism, financuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë, i cili zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) përmes Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), organizon Konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Hotel Emerald, ora 09:30)
Organizata Iniciativa për Progres – INPO, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, orgaznion tryezën e publikimit të raportit “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cënojnë integritetin e prokurimit publik”. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 10:00)
Asociacioni i Spitaleve Privatë të Kosovës (ASPKS) mban konferencë vjetore. (Hotel Emerald, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Hapet Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur në Prishtinë. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)
Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për bujq si subvencione. (Te objekti i koogjenerimit, Rruga “Llapi”, afër shkollës “Pandeli Sotiri”, ora 11:00).
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezë diskutimi me rastin e publikimit të raportit me titull: “Mos efikasiteti i hetimit parlamentar (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore)”. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 13:00)
Promovohet Libri “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, nga Burim Ramadani.( Restaurant CULACCINO (ish-Restorant Central – Përballë objektit qeveritar RILINDJA, ora 14:00)
Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen organizon pritje për promovimin e turizmit të Finlandës dhe Kosovës. (Rezidenca e Ambasadorit, Pejton në Prishtinë, Rr. Sejdi Kryeziu nr.28, ora 17:00)