Komuna e Podujevës sot mban mbledhjen e rregullt, në rend dite janë disa pika

Kosova

Komuna e Podujevës sot mban mbledhjen e rregullt, në rend dite janë disa pika

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.

Për këtë mbledhje është caktuar ky rend dite:

1. Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më: 12 shtator 2024; 26 shtator 2024 dhe 4 nëntor 2024

2. Propozim-vendimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qytetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës.

3. Draft-Plani i punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2025.

4. Propozim-vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitin 2025.

5. Informatë e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale korrik-nëntor 2024

6. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

7. Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat