Sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është caktuar ky rend dite:
1. Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më: 12 shtator 2024; 26 shtator 2024 dhe 4 nëntor 2024
2. Propozim-vendimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qytetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës.
3. Draft-Plani i punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2025.
4. Propozim-vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitin 2025.
5. Informatë e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale korrik-nëntor 2024
6. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
7. Të ndryshme