“Pastrimi” paralajmëron borxhlinjtë për dërgim te përmbaruesi

Kosova

“Pastrimi” paralajmëron borxhlinjtë për dërgim te përmbaruesi

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:17
“Pastrimi” ka ofruar edhe mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve.

Kompania e mbeturinave në rajonin e Prishtinës “Pastrimi”, u ka bërë thirrje klientëve të saj që borxhet ndaj kompanisë t’i paguajnë më së largu deri më 17 dhjetor.

Kjo kompani ka bërë të ditur se pas kësaj date të gjithë borxhlinjtë do t’i dërgoj te përmbaruesi.

“Pastrimi” ka ofruar edhe mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve.

“Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë ‘Pastirmi’, që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e papaguara pas datës 17 dhjetor 2024 do të procedohen tek përmbaruesit privatë”, ka njoftuar kjo kompani.

Punëtorët e ksaj kompanie kanë protestuar ditë më parë para objektit të Komunës së Prishtinës për kushte të rënda të punës. Ata po kundërshtojnë edhe vendimin e kryeqytetit për angazhim të kompanive private për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat