​Spitalet private në Kosovë përfaqësojnë profesionistë të lartë shëndetësorë

Kosova

​Spitalet private në Kosovë përfaqësojnë profesionistë të lartë shëndetësorë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:10
Asociacioni i Spitaleve Private në Kosovë

Asociacioni i Spitaleve Private në Kosovë (ASPK) ka bërë bashkë sektorin publik dhe privat të shëndetësisë duke organizuar konferencën vjetore tashmë të përvitshme, me c’rast po marrin pjesë rreth 29 përfaqësues të spitaleve private të Kosovës.

“Struktura aktuale ligjore e shëndetësisë në Kosovë, pengesë apo mundësi për qëndrueshmëri dhe zhvillim” dhe “A duhet Kosova të përshtatet dhe të ndjekë ligjin dhe politikat si dhe Inovacionin nga vendi i BE-së” janë dy çështjet kryesore për të cilat u diskutua në pjesën e parë të kësaj konference.

Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme, Floren Kavaja tha se ky organizim është bërë për të mirën e përgjithshme, mbrojtjen e interesave të spitaleve private dhe ngritjes së vetëdijesimit dhe bashkëpunimit, duke ndihmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.

Ai shtoi se spitalet private në Kosovë përfaqësojnë profesionist të lartë shëndetësor duke investuar çdo ditë në teknologjinë inovative.

“Kjo tregon se si ASPKS jemi bërë bashkë për të mirën e përgjithshme, mbrojtjen e interesave të spitaleve private dhe ngritjes së vetëdijesimit dhe bashkëpunimit të bashkuar që mund të ndihmojmë në ndërtimin dhe zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë. Spitalet private në Kosovë përfaqësojnë profesionistë të lartë shëndetësor. Investojnë çdo ditë në teknologjinë inovative dhe të fundit. Investojnë në standardet ndërkombëtare mbi shëndetësinë, bashkëpunojnë me rrjete të spitaleve ndërkombëtare, investojnë në sjelljen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova të cilët veprojnë jashtë saj si dhe bashkëpunojnë me të gjithë aktorët e institucioneve publike me të vetmin qëllim, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë…Kosova nëpërmjet ASPKS në maj të 2024 është bërë anëtare e këtij unioni si shteti i vetëm në rajon që nuk është anëtar në bashkësinë evropiane”, tha Kavaja.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me c’rast potencoi se spitalet private janë pjesë e rëndësishme dhe e pa ndashme e sektorit të shëndetësisë. Krahas kësaj, Vitia tha se shëndetësia publike duhet dhe do të jetë bërthama e progresit për shërbimet shëndetësore.

“Shëndetësia publike duhet dhe do të jetë bërthama e progresit për shërbimet shëndetësore dhe kujdesi shëndetësor do të jetë dhe është një nga prioritete kryesore të kësaj qeverie. Institucionet shëndetësore publike duhet të zhvillohen dhe të jenë në nivelin e ofrimit të shërbimeve të shtuara dhe cilësore. Po bëhen mjaftë investime dhe do të bëhen akoma më shumë, sepse ashtu mendojmë se është e duhura. Në anën tjetër ashtu siç kam deklaruar shpesh herë, sektori privat, në këtë rast spitalet private janë një pjesë e rëndësishme e pa ndashme e sektorit të shëndetësisë… MSH-ja me qëllim të adresimit të shqetësimeve tuaja, por edhe hartimin e politikave koherente është duke e plotësuar-ndryshuar udhëzimin administrativ 06/2015 për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore ku pjesë përbërëse e këtyre ndryshimeve kanë qenë edhe përfaqësues të këtij institucioni”, theksoi Vitia.

Ndër të tjera Vitia theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme që sektori privat dhe ai publik të jenë partnere dhe jo konkurrent ngase sipas tij vetëm kjo e ofron dhe e forcon partneritetin.

“Me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në të dy sektorët, ministria ka aprovuar edhe termat e referencës të përditësuara për zyrtarët koordinatorë të cilësisë… Një risi tjetër në këtë aspekt është edhe inicimi i aktreditimit të institucioneve shëndetësore dhe për këtë qëllim ministria ka parë që në vitet pasuese të inicioj krijimin e legjislacionit për akreditmin dhe identifikimin e institucioneve shëndetësore që do t’i nënshtrohen këtij akreditmi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që sektori privat dhe publik të jenë partnere, jo konkurrent në as një mënyrë, partner sepse vetëm kjo e ofron dhe e forcon partneriteti sepse për ndryshe mund të bëhemi pengesë për njëri tjetrin siç ka dëshmuar kjo edhe në të kaluarën. Mbi të gjitha këto mund ta vuajnë edhe qytetarët e Republikës”, potencoi Vitia.

Ndërkaq, presidenti i Bashkimit Evropian të Spitaleve Private, Paul Garassus potencoi se koordinimi i aktorëve është qendror për zhvillimin e spitaleve. Ai shtoi se qëndrueshmëria është sfidë dhe spitalet private janë të shqetësuara dhe të brengosura me këtë sfidë.

Derisa foli për kufizimet ekonomike, Garassus potencoi se financimi dhe investimi strategjik janë cilësia e kujdesit të së ardhmes.

“Jemi në një situatë ku koordinimi i aktorëve është qendror për zhvillimin e spitaleve. Kompleksiteti duhet të analizohet dhe zgjidhjet duhet të gjenden në mënyrë që të përmirësohet cilësia e shërbimit. Kemi parë gjatë krizës së Covid-19 se si ka qenë thelbësore që të koordinohen e organizohen aktorët si të sektorit privat e po ashtu edhe publik për zgjidhjet e ofruar për qytetarët, kjo ka qenë sfide e madhe, të gjitha vendimet janë të bazuara në koordinim… Qëndrueshmëria është sfidë dhe spitalet private janë të shqetësuara të brengosura me këtë sfide. Me çka po ballafaqoheni? Po ballafaqohemi me revolucione të teknologjive të reja, ne që jemi në këtë nivel e dimë që diskutojmë për inteligjencën artificiale, në hapësirën shëndetësore Evropian. Kështu që duhet të menaxhojmë mbledhjen e informatave për përmirësimin e njohurive dhe vendimmarrjeve sepse më të dhëna mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve që ofrojmë tani… Jemi nën kufizime ekonomike, buxhetit - janë të kufizuara por shërbimi duhet të aneksohet. Jemi në garë ndërkombëtare dhe duhet të përfshijmë inovacionet nga perspektiva e përditshme, është qendrore për spitalet private duhet të diskutojmë edhe financimin. Financimi strategjik, investimet strategjike janë cilësia e kujdesit të të ardhmes”, tha Garassus.

Kryetari i Bordit në Asociacionin e Spitaleve Private në Kosovë, Armend Agani përmendi se mungesa e koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme shëndetësore, legjislacioni i pa qartë dhe ligjet fragmentuese mund të jenë disa nga pengesat e mundshme në sistemin legjislativ të shëndetit në Kosovë.

“Pengesat e mundshme në sistemin legjislativ të shëndetit në Kosovë mund të jenë këto: mungesa e koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme shëndetësore si dhe shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në këtë rast të ASPKS-së. Kjo mund të qojë në konfuzione dhe mangësi në ofrimin e shërbimeve. Nën dy, legjislacioni i pa qartë. Disa ligje dhe rregullore mund të jenë të pa qarta ose të ta pa plota, duke bërë zbatimin e tyre të jetë i vështirë dhe të krijojë hapësira për abuzime. Për të qartësuar këto ligje nevojitet një involvim i shumë aktorëve relevant... Ligjet fragmentuese shpesh janë të fragmentuara dhe jo të harmonizuara duke krijuar konfuzion në zbatim”, tha Agani.

Agani tha se Kosova ka shumë arsye për të përshtatur dhe ndjekur pikat shëndetësore dhe inovacionin nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ai tha se MSH-ja dhe qeveria mund të ndihmojnë ASPKS-në dhe anëtarët e saj duke përmirësuar kornizat ligjore.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku u shpreh se zhvillimi i sektorit privat dhe publik duhet të jetë i qëndrueshëm dhe pa ndonjë konkurrencë të panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat