Ministria e Infrastrukturës u ka rikujtuar qytetarëve se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, meqë do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:
Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.