Kandidati për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj ka njoftuar se gjatë këtyre zgjedhjeve do mbaj numërin 55-të.
Kryetari i Deçanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur mirënjohës për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për besimin e dhënë.
“Në zgjedhjet nacionale do jem i renditur me numër 55, brenda koalicionit të udhëhequr nga kandidati jonë për Kryeministër, z. Ramush Haradinaj!
Përkushtimi im personal nuk do ndalet, për synimet tashmë të qarta për të mirën e qytetit tonë në veçanti! Bashkë jemi e do vazhdojmë bashkë! Mirënjohës për besimin dhe përkrahjen tuaj!”, ka shkruar ai.