Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar udhëheqësit e fshatrave se qeveria komunale do të merr përsipër pagesën e faturave të energjisë elektrike për ndriçimin publik nga shkurti i vitit 2025.
“Njoftohen të gjithë Kryetarët e Fshatrave në tërë territorin e komunës së Dragashit, se komuna e Dragashit duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2025, do të bëjë pagesën e energjisë elektrike për ndriçimin publik nëpër të gjitha fshatrat të cilat e kanë të instaluar ndriçimin publik dhe të cilat ende nuk janë në sistemin e pagesave nga ana e Komunës”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë është theksuar se për këtë cështje duhet të plotësohen disa kushte.
“I gjithë rrjeti i ndriçimit publik të jetë i lidhur me orëmatës të shpenzimit të energjisë elektrike; Orëmatësi, të cilin do ta marr obligim komuna për pagesën, nuk duhet të ketë borxhe ndaj kompanisë KEDS (duhet të jetë i paguar deri në muajin janar 2025); dhe n Kërkesat nga muaji janar 2025 duhet ti drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Dragashit”, përfundon njoftimi.