Një foto nga lufta me Mujë Krasniqin, Brahimaj kujton “Kapuqin” në 26 vjetorin e rënies

Kosova

Një foto nga lufta me Mujë Krasniqin, Brahimaj kujton “Kapuqin” në 26 vjetorin e rënies

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 10:51
Brahimaj kujton “Kapuqin” në 26 vjetorin e rënies

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëri nga komandantët më të shquar të saj, Lahi Brahimaj, ka kujtuar komandantin Kapuçi, Mujë Krasniqi në 26 vjetorin e rënies së tij.

Brahimaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se flijimi për liri është testament që kalon brez pas brezi, duke u shndërruar në themele të forta për shtetin tonë.

“Flijimi për liri është testament që kalon brez pas brezi, duke u shndërruar në themele të forta për shtetin tonë. Sot përkujtojmë 26 vjetorin e rënies heroike të Komandant Kapuçit, Mujë Krasniqit, bashkë me 40 bashkëluftëtarë.

Bashkëthemelues i UÇK-së, dy herë i plagosur në beteja, luftoi krah për krah me vëllain Aliun dhe shokun e pandashëm Beqir Gashin. Pikërisht 20 vjet pas sakrificës së tyre sublime, Kosova themeloi Ushtrinë e saj.

Dëshmorët tanë na frymëzojnë çdo ditë – nga gjaku i tyre lindi liria, nga liria u krijua ushtria jonë”, ka shkruar Brahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat