Të hënën mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor.
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Drenas, të hënën me datë 16.12.2024 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kulturës, do të mbajë takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Drenasit për t’i informuar lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.
Ndaj ftohen të gjitha gratë e interesuara, të marrin pjesë ne këtë kampanjë informuese.
Në këtë takim informues, pjesëmarrësit nder të tjera do të njoftohen për;
1. Ndryshimet ligjore për këtë procesi zgjedhor;
2. Ndërrimi i Qendrës së Votimit;
3. Kundërshtimi dhe konfirmimi i Listës Votuese;
4. Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta për Votim;
5. Dokumentet e identifikimit të pranueshme për votim;
6. Regjistrimi për votim jashtë Kosovës;
7. Votimi jashtë Kosovës;
8. Votimi me kusht;
9. Mënyra e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;
10. Tema në interes të votuesve në kuadër të procesit zgjedhor.