Shoqata e Transportit të Podujevës proteston, akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të kërkesave të tyre

Kosova

Shoqata e Transportit të Podujevës proteston, akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të kërkesave të tyre

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Shoqata e Transportit të Podujevës të enjten është duke protestuar në fshatin Vranidoll për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga Komuna e Prishtinës.

Kjo protestë po vazhdon edhe pas një muaji për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

Konkretisht, shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban, të cilat, sipas tyre, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat