Një fëmijë ka ndërruar jetë nga plagët e marra pas një aksidenti që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë.
Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.
Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se viktima u aksidentua nga babai i tij me veturë.