Në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një kuletë (çantë e vogël) në sheshin ,,Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Në prezencën e qytetarit, policia ka hapur kuletën dhe ka konstatuar se në atë kuletë kishte një sasi e të hollave, mirëpo nuk kishte asnjë dokumentacion të asnjë personi.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të kuletës në lokacionin ku ishte gjetur ajo, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë.
“Policia lëshon këtë informacion që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj Policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.