Gjilan/ Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Gjilan/ Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Sot në Gjilan si rezultat i veprimeve operative – hetimore, Policia ka arrestuar të dyshuarin F.S. (mashkull kosovar).

Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të ‘’Vjedhjeve të shërbimeve’’, ‘’Falsifikimit të parasë’’ dhe në të paktën gjashtëmbëdhjetë raste ‘’Mashtrim’’, mashtrime kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke ju marrë shuma të ndryshme të parave.

I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat