Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Osek Hylë të Gjakovës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Osek Hylë të Gjakovës

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Osek Hylë, më 28 shtator.

Këtë e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.

“Me datë 28.09.2024 rreth orës 22:45 në fshatin Osek Hylë, afër Gjakovës (në rrugën Gjakovë-Pejë), ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”.

“Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërgua në spital për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat