Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat