Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur të premten në Vushtrri.
Sipas policisë, viktima ka qenë e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.