Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie.

Në vendin e ngjarjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e Z.S., 61-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e  personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat