Prishtinë: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten në mes të rrugës, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Prishtinë: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten në mes të rrugës, përfundon në Polici

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 08:21
Viktima e ka denoncuar rastin në Polici.

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se rasti ka ndodhur te një stacion i autobusëve, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, pas një mosmarrëveshje momentale.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat