Një grua ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga hetimet e para dyshohet se vetura ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë disa metra.
“Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”.
Ai tutje tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin.
“Për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.