Dy policë kanë pësuar lëndime trupe të enjten në Vushtrri gjatë realizimit të një urdhërarresti ndaj një personi.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ata janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij.
“Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”.